Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb te ‘Dheu i Bardhë’, pasiqë gjatë kontrollimit dhe legjitimimit të pasagjereve nga policia të një autobusi në hyrje nga Serbia në territorin e Kosovës, në valixhen e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë-revole me gaz.
I dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. Ndërsa rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.