Humb jetën një minator në Pogradec, rrëshqitje në galeri

Kronikë e zezë

Humb jetën një minator në Pogradec, rrëshqitje në galeri

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:43
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierën e Pojskës në Pogradec, aty ku një 58 vjeçar ka humbur jetën.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjes së formacionit shkëmbor në një prej galerive.

Policia lokale bën me dije paraprakisht se viktima është shtetasi me iniciale V.D, 58 vjeç, banues në fshatin Rëmenj.

Po kryhen veprimet procedurale të rastit dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat