Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në Manastirc të Ferizajt

Kronikë

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në Manastirc të Ferizajt

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 15:39
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë automatike AK-47, një pistoletë dhe 181 fishekë gjatë kontrollit të një shtëpie dhe objekteve përcjellëse në fshatin Manastirc të Ferizajt.

Kontrolli është realizuar më 13 gusht, nga Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Ferizaj, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj. Gjatë kontrollit në garazhin e të dyshuarit F.H., 35 vjeç, në bagazhin e një automjeti BMW janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47, tre karikatorë me 139 fishekë, një pistoletë dhe dy karikatorë me 42 fishekë.

Lidhur me rastin, policia ka njoftuar prokurorin e shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare, ndërsa me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat