Dëmtohen muret e dy shtëpive dhe një automjet pasi dikush hodhi granatë në oborrin e një shtëpie në Prishtinë

Kronikë

Dëmtohen muret e dy shtëpive dhe një automjet pasi dikush hodhi granatë në oborrin e një shtëpie në Prishtinë

Më: 31 gusht 2026 Në ora: 09:51
Fotoilustrim

Dy ankues kanë raportuar se persona të panjohur kanë gjuajtur një granatë në oborrin e një shtëpie në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti u iniciua si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Prishtinë  /30.08.2026 – 01:10. Dy ankuesit meshkuj kosovare kanë raportuar se person-a të panjohur kanë gjuajtur një mjet të dyshuar (granatë) në oborrin e shtëpisë të njërit prej tyre. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar muret e dy shtëpive dhe një automjet.

Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat