Ky është personi që u gjet i vdekur në një motel në Mitrovicë

Kronikë

Ky është personi që u gjet i vdekur në një motel në Mitrovicë

Më: 7 shtator 2026 Në ora: 10:34
Ilustrim

Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Bëhet fjalë për gastronomin e njohur mitrovicas, Naim Sylejmani i njohur si “Naim Zibidia”.

“Hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet lidhur me një rast vdekjeje. Viktima, mashkull kosovar rreth 62 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Faruk Spahija’, në Mitrovicë”, ka deklaruar Zahiti.

Image
Naim Sulejmani

Ai ka bërë të ditur se, me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Rasti është duke u hetuar”, ka shtuar Zahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat