Tentoi të korruptojë policin, prangoset shtetasi i Shqipërisë në Rahovec

Kronikë

Tentoi të korruptojë policin, prangoset shtetasi i Shqipërisë në Rahovec

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 09:04
Fotoilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në fshatin Bernjak.

Kjo pasi dyshohet se i ka ofruar para të gatshme një zyrtari policor.

Rasti ka ndodhur më 7 shtator rreth orës 09:07, ndërsa i dyshuari është arrestuar nën dyshimin për dhënie ryshfeti.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat