Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Kronikë

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 11:18
Fotoilustrim

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” në Ferizaj.

Sipas Policisë, më 5 shtator, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Ferizaj, në asistencë të Njësitit të Hetimeve të Stacionit Policor në Lipjan, ka realizuar një kontroll në një lokacion në qytetin e Ferizajt.

Si rezultat i veprimeve hetimore, janë arrestuar A.M., 39 vjeç, dhe B.K., 31 vjeç, të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme, përfshirë edhe objekte me rëndësi të veçantë, si xhamitë, në territorin e Komunës së Lipjanit.

Gjatë verifikimit të të dyshuarve, është konstatuar se ata dyshohet se janë të përfshirë edhe në rastin e “Vjedhjes së rëndë”, të raportuar më 5 shtator në Xhaminë e fshatit Nikadin, në Komunën e Ferizajt.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë dorëzuar për procedura të mëtejme te Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Lipjan.

Policia ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në parandalimin, hetimin dhe kapjen e kryerësve të veprave penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat