Një nxënës është therur me thikë të martën në Podujevë, ndërsa për rastin është arrestuar një person.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:05.
Thika e përdorur në rast është sekuestruar nga Policia, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.