Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur të martën pas një mosmarrëveshjeje në Fushë Kosovë.
Policia ka njoftuar se rasti është raportuar më 8 shtator, rreth orës 17:20. Të përfshirë në përleshje ishin tre meshkuj shtetas të huaj dhe një shtetas kosovar.
“Si pasoje, njeri prej tyre pëson lëndime trupore dhe po ashtu dëmtojnë një veturë të parkuar. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, dy persona janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet për “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.