Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të dhunës në familje në Prishtinë gjatë 8 shtatorit.
Në rastin e parë, të raportuar rreth orës 11:00, një grua ka deklaruar se një burrë ka ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari gjendet në kërkim policor.
Në rastin tjetër, të raportuar rreth orës 18:05, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj viktimave. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Edhe në një rast tjetër, rreth orës 19:45, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një burri tjetër. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.