Tre persona janë arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se kanë grabitur një orë dore nga një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 shtator rreth orës 16:30, në sheshin e Gjilanit.
Gjatë kontrollit, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë (brisk), i cili është sekuestruar si dëshmi materiale.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.