Mamushë: Plagoset aksidentalisht me armë zjarri një person, arrestohet i dyshuari

Kronikë

Mamushë: Plagoset aksidentalisht me armë zjarri një person, arrestohet i dyshuari

Nga: A.M. Më: 30 shtator 2026 Në ora: 10:01
Fotoilustrim

Një person është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në Mamushë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 shtator 2026, rreth orës 13:50. Viktima, mashkull kosovar, dyshohet se është plagosur në këmbë aksidentalisht nga një person tjetër, po ashtu mashkull kosovar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në lidhje me rastin policia ka sekuestruar një pistoletë me nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja, transmeton Bota Sot.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat