Një person është arrestuar në Obiliq, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 11 fishekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 tetor, rreth orës 00:35, kur njësiti policor ka ndaluar dhe kontrolluar veturën që drejtohej nga i dyshuari, transmeton "Bota sot".
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur një pistoletë dhe 11 fishekë, ndërsa është konstatuar se i dyshuari kishte një leje për gjueti, por ajo kishte skaduar.
I dyshuari është intervistuar në lidhje me rastin dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.