Zjarri përfshin një objekt, tri stalla dhe dy makina të korrjes në Lipjan

Kronikë

Zjarri përfshin një objekt, tri stalla dhe dy makina të korrjes në Lipjan

Më: 4 tetor 2026 Në ora: 09:12
Fotoilustrim

Një zjarr fushor ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në Torinë të Lipjanit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 3 tetor 2026 është raportuar se nga zjarri janë përfshirë një objekt, dy makina të korrjes, tri stalla dhe rreth 4 mijë duaj sanë, të destinuara për ushqim të bagëtive.

Pronë e këtyre mjeteve dhe pasurisë ishin tri viktima.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në vlerë të konsiderueshme.

Për rastin është njoftuar prokurori, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale. Rasti është duke u hetuar.

"Torinë, Lipjan / 03.10.2026 – NN. Është raportuar se si pasoj e një zjarri fushor nga zjarri janë përfshi një objekt, dy makina të korrjes, tri stalla dhe rreth 4000 duaj të sanës- ushqim i bagëtive pronë e tri viktimave m/k. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në vlerë të konsiderueshme. Është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, rasti është duke u hetuar."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat