Vdekje e dyshimtë në Leposaviq, trupi dërgohet për obduksion

Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Leposaviq, trupi dërgohet për obduksion

Nga: A.M. Më: 5 tetor 2026 Në ora: 08:52
Fotoilustrim

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në rrugën magjistrale Leposaviq–Banjskë.

Sipas Policisë së Kosovës, një viktimë mashkull, shtetas kosovar, në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKMF-në e Leposaviqit për trajtim mjekësor, por më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin, janë intervistuar tre dëshmitarë meshkuj kosovarë, transmeton "Bota sot".

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat