Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Podujevës, ku janë përfshirë dy vetura, përcjell Bota sot.
Në vendin e ngjarjes shihet prania e Policisë së Kosovës, e cila ka dalë për të menaxhuar situatën dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.
Ende nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar.
E poashtu as për shkaqet që çuan në aksident.