Të shtëna në Vushtrri, policia del në vendin e ngjarjes

Kronikë

Të shtëna në Vushtrri, policia del në vendin e ngjarjes

Më: 5 tetor 2026 Në ora: 20:45
Fotoilustrim

Pasditen e sotme, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Shemsi Istrefi”, në Vushtrri.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, tha se bazuar në informacionet fillestare, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat