Një rast i rëndë është raportuar të dielën në Podujevë, ku një grua është gjetur pa shenja jete.
Rasti është raportuar rreth orës 18:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, transmeton "Bota sot".
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e rastit.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.