Një person është arrestuar në Viti, pasi dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar me armë një person tjetër.
Rasti është raportuar më 2 tetor 2026, rreth orës 21:00, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton “Bota sot”.
Lidhur me rastin, Policia ka konfiskuar një armë, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga autoritetet.