Sulm me koktej molotovi në Pejë, goditen dy lokacione – policia nis hetimet

Kronikë

Sulm me koktej molotovi në Pejë, goditen dy lokacione – policia nis hetimet

Nga: A.M. Më: 6 tetor 2026 Në ora: 09:29
Fotoilustrim

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në Pejë, ku persona të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në dy lokacione të ndryshme.

Rasti është raportuar më 5 tetor 2026, rreth orës 04:00.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar, transmeton “Bota sot”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me vendim të të cilit është iniciuar rasti, i cili mbetet në procedurë hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat