Një rast grabitjeje nën kërcënimin e armës është raportuar në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Rasti është raportuar më 5 tetor 2026, rreth orës 01:22, ku një person i dyshuar, i armatosur, dyshohet se ka kryer grabitje ndaj një personi mashkull kosovar dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur, transmeton “Bota sot”.
Pas raportimit të rastit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të grabitjes.
Rasti mbetet nën hetime.