Vidhen televizorë dhe pajisje elektrike në një objekt në Prizren

Kronikë

Vidhen televizorë dhe pajisje elektrike në një objekt në Prizren

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 08:58
Fotoilustrim

Policia ka raportuar për një rast vjedhjeje në Prizren.

Disa persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në një objekt dhe kanë marrë disa televizorë, kabllo elektrike si dhe materiale të tjera.

Sipas raportimit, rasti është denoncuar më 6 tetor, ndërsa autorët e dyshuar ende nuk janë identifikuar.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa janë duke vazhduar veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat