Një rast kanosjeje është raportuar në Vushtrri, ku një grua kosovare është kanosur nga një burrë kosovar.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 shtator, ndërsa viktima ka raportuar se ishte kanosur nga i dyshuari.
Pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, transmeton "Bota sot".
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Me vendim të tij, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat apo motivin e rastit.