Kontroll në një shtëpi në Mitrovicë, policia sekuestron marihuanë dhe kokainë

Kronikë

Kontroll në një shtëpi në Mitrovicë, policia sekuestron marihuanë dhe kokainë

Nga: A.M. Më: 7 tetor 2026 Në ora: 09:19
Fotoilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 tetor, rreth orës 18:55, në rrugën “Sami Gashi”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar 30.09 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, si dhe 4.24 gramë kokainë, transmeton "Bota sot".

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për procedurat e mëtejshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat