Një person është shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, pasi dyshohet se kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga territori i Serbisë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 tetor 2026, rreth orës 16:00, në fshatin Prapashticë të Prishtinës, transmeton "Bota sot".
I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte hyrë në Kosovë me furgonin e tij përmes rrugëve ilegale. Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 2.5 metra kub dru.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.