Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me tri vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë A.B., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Po ashtu është konfiskuar substanca narkotike e llojit marihuanë me peshë 4855.9 gram dhe një automjet, Ford Focus, pronë e të pandehurit.
Policia kishte ndaluar për kontroll të pandehurin A.B. më datën 3 prill 2026, rreth orës 12:30 minuta, në rrugën “Megzon Boshnjaku” në Gjakovë, ku në veturën e tij janë gjetur 10 qese me marihuanë, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policorë.
Pas ekzaminimit nga AKF-ja, sipas raportit, datë 11 shtator 2026, është konstatuar substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 4855.9 gramë.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.