Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 8 tetor rreth orës 19:40, transmeton "Bota sot".
I dyshuari, i cili sipas raportimit është përdorues i narkotikëve, ka pranuar trajtim mjekësor në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.
Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.