Arrestohet një person në Ferizaj, policia sekuestron marihuanë, para dhe telefona

Kronikë

Arrestohet një person në Ferizaj, policia sekuestron marihuanë, para dhe telefona

Nga: A.M. Më: 9 tetor 2026 Në ora: 09:22
Fotoilustrim

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në objektet përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike dhe disa prova materiale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në rrugën “Lekë Dukagjini”, te i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar 21.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, transmeton "Bota sot".

Përveç substancës narkotike, policia ka sekuestruar edhe 963.80 euro dhe 700 lekë para të gatshme, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga organet kompetente. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat