Detaje të reja për krimin e rëndë në Livoç, mjekët: 30 vjeçarja mori tetë plumba, i plagosuri në gjendje të rëndë

Kronikë

Detaje të reja për krimin e rëndë në Livoç, mjekët: 30 vjeçarja mori tetë plumba, i plagosuri në gjendje të rëndë

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 16:05 Përditësuar në ora: 22:15 më 09.10.2026
Fotoilustrim: Pamje nga vendi i krimit në Livoç të Ulët të Gjilanit, së bashku me fotografitë e personave të përfshirë në ngjarjen tragjike dhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.

Përfundon operimi i pacientit të plagosur me armë, gjendja e rëndë por stabile

Një pacient i plagosur me armë zjarri, i lindur në vitin 1978, është operuar pas pranimit në Spitalin e Gjilanit. Gjendja e tij është e rëndë, por stabile.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili ka njoftuar se pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është dërguar në sallën operative.

Ai është trajtuar nga ekipet kujdestare të kirurgjisë abdominale, urologjisë dhe anestezionit.

“Është përfunduar ndërhyrja kirurgjike, gjendja e pacientit e rëndë, por stabile. Vazhdon trajtimin në MIQ”, ka njoftuar Syla.

Ndryshe, dy persona, një burrë dhe një grua, rreth 30-vjeçar, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri të premten në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, derisa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

​Detaje të reja për krimin e rëndë në Livoç, mjekët: 30 vjeçarja mori tetë plumba, i plagosuri në gjendje të rëndë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani bëri të ditur se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë është vetëdorëzuar në Stacionin e Policisë pak minuta pas rastit tragjik.

Të premten në ora 14:25 policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët në këtë komunë, ku si pasojë mbetën të vdekur një 30 vjeçare së bashku me vëllain e saj. Personi i tretë është plagosur rëndë, konfirmoi Hashani.

Ai tha se ende nuk dihen motivet e rastit.

Hashani: Ende nuk dihen motivet e rastit

“Policia e Kosovës rreth orës 14:25 e ka pranuar një informatë se në Livoç në Gjilan ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se aty ka ndodhur një rast i rëndë, që na ka tronditur të gjithëve. Bëhet fjalë për nja vrasje të dyfishtë dhe një plagosje. Dyshohet se plagosja është e rëndë, sepse personi i lënduar është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, pastaj për shkak lëndimeve u dërgua në QKUK. Për momentin nuk dihen motivet e rastit. Edhe forenzika, edhe hetuesit dhe prokurori i shtetit kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe me përkushtimin më të madh po i hetojmë rrethanat”, tha ai.

Pas vetëdorëzimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Hashani: I dyshuari u vetëdorëzua, u intervistua në prani të avokatit mbrojtës

“Nuk kam informatë saktë pas sa kohe, por për një kohë shumë të shpejtë është vetëdorëzuar në Stacionin policor në Gjilan, hetuesit rajonalë kanë filluar me procedurat intervistuese në bazë të ligjit, në prani të avokatit mbrojtës”, tha ai.

Mjeku i cili ka pranuar rastin e të plagosurit në Spitalin e Gjilanit, Suat Haliti përmes një deklarate me shkrim tha se i plagosuri ka qenë në gjendje të rëndë kritike dhe ëshë mbajtur me doza të gjakut para dërgimit në QKUK.

Ai për 30 vjeçaren e cila ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë të zjarrit, bëri të ditur se e ka pasur tetë plumba në trupin e saj.

Ndërsa, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla konfirmoi se i plagosuri pas egzaminimeve është dërguar në sallë operative të kirurgjisë abdominale, urologjisë dhe anestezionit.

Pas nënshtrimit të operacionit i njëjti do të dërgohet në mjekësinë intensive qendrore.

Sipas informatave të mediave burri ka vrarë gruan dhe vëllain e saj, ndërsa xhaxhai i gruas është duke u trajtuar në QKUK.

Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, eshtë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimit të motivit dhe dokumentimit të rastit.

I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

Valon Ramushi është personi që dyshohet se sot vrau gruan, Nafijen dhe vëllain e saj, Egzonin, në Livoç të Gjilanit.

Ramushi tashmë është vetë-dorëzuar në polici, teksa burime të medias pohojnë se ai është një sipërmarrës i njohur në rrethinë.

Ramushi ka në pronësi një lagje në Makresh, e po ashtu edhe biznesin “Loni Therm”.

Shkas i kësaj vrasjeje të dyfishtë dyshohet të ketë qenë kërkesa e viktimës për divorc nga Ramushi.

Në raportin zyrtar, policia ka bërë me dije se Egzoni u vra brenda në veturë.

Me të njëjtën armë, i dyshuari qëlloi edhe drejt gruas së tij, Nafijes, të cilën pa shenja jete e dërgoi në Emergjencën e Gjilanit.

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimit të motivit dhe dokumentimit të rastit” deklaron policia.

Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

Valon Ramushi është emri i të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e së premtes në Livoq të Ulët të Gjilanit.

Rasti i rëndë dyshohet se ka ndodhur pas të shtënave me armë zjarri, ku dy persona kanë mbetur të vrarë e disa të plagosur.

Policia konfirmoi se i dyshuari është vetëdorëzuar në Polici.

“Është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture”, ka thënë Hashani.

Ndërkaq, një grua e moshës rreth 30-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është sjellë pa shenja jete një person i gjinisë femërore, rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se po ashtu është vrarë nga arma e zjarrit nga i njëjti i dyshuar”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë.

Nga të shtënat është plagosur edhe një person tjetër. Hashani ka njoftuar se, pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, i plagosuri është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejshëm mjekësor”, ka deklaruar ai.

Policia dyshon se mes të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare, por motivi i ngjarjes ende nuk është përcaktuar.

“Sipas informatave fillestare, dyshohet se në mes të të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Deri në këtë fazë të hetimeve, motivi që ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ende nuk dihet”, ka thënë Hashani.

Dorëzohet në Polici i dyshuari për rastin e rëndë në Gjilan

Një person dyshohet se sot ka vrarë një burrë dhe një grua në Livoç të Ulët të Gjilanit.

“Sot, më 09.10.2026, rreth orës 14:25, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë lidhur me të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët, në Komunën e Gjilanit”, ka thënë për median, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe dy prokurorë të Shtetit, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture. Poashtu ne vendin e ngjarjes ka dal edhe Drejtori i DRP, Gjilan”.

Policia po ashtu ka njoftuar se i dyshuari është vetëdorëzuar dhe se arma e zjarrit është sekuestruar.

"I dyshuari është vetëdorëzuar, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast".

"Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimit të motivit dhe dokumentimit të rastit.

Mosha e personave që humbën jetën në Gjilan rreth 30-vjeç

Një rast i rëndë ka ndodhur në Livoç të Gjilanit.

Dy persona kanë humbur jetën një burrë 30 vjeçar dhe një grua po ashtu 30 vjeçare.

Rastin për median e konfirmoi, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Konfirmimi i Policisë:

Sot, më 09.10.2026, rreth orës 14:25, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë lidhur me të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët, në Komunën e Gjilanit.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe dy prokurorë të Shtetit, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture.Poashtu ne vendin e ngjarjes ka dal edhe Drejtori i DRP,Gjilan.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është sjellë pa shenja jete një person i gjinisë femërore, rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se po ashtu është vrarë nga arma e zjarrit nga i njëjti i dyshuar.

Ndërkohë, një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se në mes të të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Deri në këtë fazë të hetimeve, motivi që ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ende nuk dihet.

I dyshuari është vetëdorëzuar,ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimit të motivit dhe dokumentimit të rastit.

Detaje të reja rreth vrasjes në Gjilan/ Burri dyshohet se vrau gruan, mikun dhe plagosi tre të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtës në fshatin Livoq të Gjilanit, ku një person dyshohet se ka vrarë gruan, mikun dhe ka plagosur tre persona të tjerë, bëjnë të ditur burime të medias.

Sipas informacioneve fillestare, viktima dyshohet se është nga familja Bogujevci, nga fshati Livoq, ndërsa dorasi nga familja Ramushi nga Llashtica.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas problemeve familjare dhe pas kërkesës për divorc, mirëpo këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Media e ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se do të deklarohet lidhur me rastin.

Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur në Gjilan.

Forca të shumta policore shihen të pranishme në vendngjarje.

Ndërkaq, Policia ende nuk e ka konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vrasje.

Dyshohet për vrasje afër Gjilanit

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur para pak minutave në fshatin Livoq të Gjilanit, ku një person raportohet se është gjetur i vrarë.

Sipas informacioneve të para, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Media ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se do të deklarohet lidhur me incidentin pas rreth 15 minutash.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nga Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat