Goditi me veturë një person në Gllogoc, i dyshuari arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Kronikë

Goditi me veturë një person në Gllogoc, i dyshuari arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Nga: A.M. Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 08:39
Fotoilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë në Gllogoc.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 nëntor 2026, rreth orës 20:20, kur një i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se me veturë ka goditur një person tjetër, transmeton "Bota sot".

Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Pas marrjes së tretmanit mjekësor, ai është liruar.

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat