Gjendet i vdekur një person në Suharekë, trupi dërgohet për obduksion

Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Suharekë, trupi dërgohet për obduksion

Nga: A.M. Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 08:41
Fotoilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në Suharekë.

Rasti është raportuar më 3 nëntor 2026, rreth orës 14:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull kosovar, transmeton "Bota sot".

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat