Basha, në Kukës: Rama ka ndjekur politikë spastrimi - Bota Sot
Basha, në Kukës: Rama ka ndjekur politikë spastrimi

Kukësi

Basha, në Kukës: Rama ka ndjekur politikë spastrimi

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 12:11
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike është ndalur në Kukës paraditen e kësaj të premteje, ku është takuar me banorë të qytetit për të dëgjuar nga afër hallet dhe ankesat e tyre.

Akuzat e tij në drejtim të kryeministrit Rama dhe qeverisë në pushtet kanë qenë të shumta, e kanë arritur deri te “spastrimi”.

“Gjendja këtu është më e rëndë. Edi Rama ka ndjekur me Kukësin një politikë spastrimi dhe zbrazjeje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari ‘A ka mundësi me e heq Kukësin e me ia çu Kosovës, që të mos kemi votën e kuksianëve?’. Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit, për t’i larguar nga shtëpitë e tyre. Ndaj Kukësi ka shkallën më të lartë të emigracioni në të gjithë Shqipërinë. Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e universitetit, mbytja dhe shkatërrimi i biznesit kanë goditur Kukësin dhe të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.

Kryeopozitari u zotua para qytetarëve kuksianë se do të zhbëjë çdo padrejtësi që Edi Rama ka bërë kundër tyre, që në javët e para pasi të vijnë në pushtet.

“Duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t’iu ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Do të zerojmë taksën. Ju e arritët një sukses dhe i treguat rrugën sesi komunikohet me Edi Ramën”, tha Basha në këtë aspekt.

Sa i përket gjërave që do të bëjë për Kukësin, kur të vijë në pushtet, Basha e nisi nga arsimi.

“Ne do të rihapim Universitetin e Kukësit. Rihapja e universitet do të rikthejë këtu fëmijët tuaj, me kosto më të ulët. Do të financojmë praninë e pedagogëve, në mënyrë që këtu të jetë një qendër universitare e kërkimit shkencor, e trajnimit profesional. Ne do të marrim përvojën më të mirë gjermane, sepse gjermanët i kemi në krahë. Ne këtu do të ndërtojmë modelin gjerman, ku gjysmën e kohës studenti ta kalojë në universitet, gjysmën e kohës ta bëjë stazh pune. Jo vetëm do të sjellim profesorë e docentë, por do ta bëjmë qendër universitare të veriut të Shqipërisë, ku të vijnë nga Prizreni dhe zonat përreth”, tha Basha.

Në përfundim të takimeve është paralajmëruar të mbahet një protestë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...