Jepet burg për shefin e komisariatit Kukës - Bota Sot
Jepet burg për shefin e komisariatit Kukës

Kukësi

Jepet burg për shefin e komisariatit Kukës

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 15:17
Naser Gashi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë masën e arrestit me burg për shefin e Komisariatit, Agim Basha, ndërsa i është hequr arresti me burg policit Kujtim Spahia.

Dy policët e tjerë Ferdinand Xhepa dhe Shkëlzen Ibaj do të hetohen në gjëndje të lirë. Ata u ndaluan pas lirimit të të akuzuarit si trafikant të drogës, Naser Gashi.

Gashi u arrestua mbrëmjen e 17 tetorit 2018 së bashku me shokun e tij Roni Mani, të cilët po kalonin drejt Kosovës. Pas verifikimeve, Gashi është liruar edhe pse rezultonte person i dënuar. Ky fakt ishte zbuluar gjatë kontrollit të gjurmëve të gishtave në vijën e dytë të pikës kufitare.

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda vijojnë hetimet për të sqaruar pozitën e punonjësve të tjerë të Policisë dhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...