Kukës/ Historia e protestuesit të arrestuar, s’kishte një qindarkë në xhep

Kukësi

Kukës/ Historia e protestuesit të arrestuar, s’kishte një qindarkë në xhep

Më: 7 prill 2019 Në ora: 14:59
Kujtim Shala

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës kanë një kosto për qytetarët dhe militantët e PD që dali në shesh, apo i zënë prita shefit të ekzekutivit, siç ka ndodhur rëndom në Fier, Librazhd, Elbasan, e së fundmi dhe në Kukës.

Kostoja është arrestimi i shumë prej tyre, të cilët akuzohen për kundërshtim të forcave të rendit.

Por, një histori e rrallë është publikuar nga kreu i degës së PD-së në Kukës, Afrim Rexhmati në rrjetet sociale, si për të treguar se dhjetëra nga ata që dalin kundër Ramës janë qytetarë të thjeshtë, të shtyrë nga hallet e jetës për të protestuar.

Sipas tij, Kujtim Shala është një banor i Mamëz të Kukësit, jo anëtar i PD-së, që u ndalua nga policia pasi mori pjesë në protestën e 16 marsit.

“Kujtimi është i sëmurë me diabet, por më e dhimbshme është ajo, kur në portofolin e tij, policia gjeti vetëm një kartë identiteti. Kujtimi nuk kishte në xhep asnjë qindarkë”, shkruan Rexhmati.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat