Kukësi pret Ramën me protesta, thyhet kordoni i policisë - Bota Sot
Kukësi pret Ramën me protesta, thyhet kordoni i policisë

Kukësi

Kukësi pret Ramën me protesta, thyhet kordoni i policisë

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 19:23
Protesta

Ndërsa kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalimin electoral në Kukës, në zonën e aeroportit, një pjesë e mbështetësve të opozitës janë mbledhur për të protestuar.

Nën thirrjet “Rama ik, Rama hajdut” mbështetësit e opozitës në qytetin e Kukësit ata nisën marshimin protestë, rreth një orë më parë.

Aksioni i qytetarëve kuksianëmobilizoi policinë e qytetit, e cila u angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Gazetari i RTV Ora Ervin Mehmeti raportoi se kordoni i policisë që qëndronte vetëm pak metra larg aeroportit të Kukësit u thye në një moment dhe e lënduar mbeti gruaja e martirit të demokracisë, i varur në kohën e diktaturës, Havzi Nela.

Kordoni i policië u rikuperua sërish, ndërsa situate aktualisht paraqitete e neutralizuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat