Kukësi 4.7 mln euro borxhe, bashkia rrezikon falimentin

Kukësi

Kukësi 4.7 mln euro borxhe, bashkia rrezikon falimentin

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 14:37
Kukësi

Bashkia e Kukësit rrezikon falimentin pasi ka 4.7 milion euro borxhe. Kryebashkiaku Safet Gjici thotë se si shpëtim ka kërkuar një grant prej 5 milion eurosh nga qeveria qendrore, pasi nëse nuk shlyen borxhet rrezikon shërbimet për banorët. Nga ana tjetër Ai kërkon nga qeveria rentën minerare dhe taksën e HECEVE për të përmirësuar gjendjen financiare të bashkisë!

Me 4,7 milion euro borxhe, bashkia e Kukësit rrezikon falimentin financiar.

Kryebashkiaku Safet Gjici duke pranuar situatën e vështirë në të cilët ndodhet njësia vendore, thotë se nëse nuk arrihet të shlyhen borxhet, rrezikon dhënien e shërbimit për banorët.

Si zgjidhje emergjente për këtë situatë të vështirë financiare, Bashkia e Kukësit ka kërkuar nga qeveria një grant prej të paktën 5 milion eurosh në buxhetin e ri, pasi vetëm kështu ata mund të nisin shlyerjen e borxheve.

Safet Gjici, Kryetar i bashkise Kukës: Minus 4.7 mln euro bashkia është drejt falimentit. Buxheti duhet të jetë mbi 5 mln euro që bashkia e Kukësit të bëjë ca investime.

Nga ana tjetër, Gjici i ka kërkuar qeverisë të rrisë vlerën e rentës minerare dhe asaj të HECEVE që i mbetet Bashkisë së Kukësit.

Nëse propozimi i tij pranohet, për Kukësin kjo do të përkthehej në 10 milion euro në vit shtesë në buxhet dhe sipas kryebashkiakut kjo do të ishte shpëtim për Bashkinë në vështirësi.

Safet Gjici, Kryetar i bashkise Kukës: 10 mln euro në vit për 4 vite në Kukësin e rregullojmë ashtu siç e kemi premtuar.

Për vitin 2020 për 61 bashkitë që tashmë i përkasin maxhorancën janë parashikuar 11.2% më shumë fonde nëse e krahasojmë me 2019.

Në total transferta nga buxheti qendror për bashkitë parashikohet të jetë 25.4 mld lekë.

Por disa bashki, siç është ajo e Kukësit duket se janë në prag të falimentit, ndaj kërkojnë më shumë nga parashikimi i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat