E inauguroi Rama, Bashkia Kukës e gjobit me 52 mln $ kompaninë minerare

Kukësi

E inauguroi Rama, Bashkia Kukës e gjobit me 52 mln $ kompaninë minerare

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 17:34
Bashkia Kukës e gjobit me 52 mln $ kompaninë minerare

E inauguruar dy vite më parë nga kryeministri Rama si një ndër kompanitë minerare që përdor teknologjinë e fundit për nxjerrjen e materialeve të çmuara nga nëntoka shqiptare, por sipas Bashkisë së Kukësit çështja rezulton ndryshe.

Bashkia e ka gjobitur me 52 mln dollarë gjobë dhe i ka bllokuar aktivitetin kompanisë “IMI sh.p.k” me akuzën se ka dëmtuar rëndë ambientin dhe nuk ka kryer asnjë investim.

Në një deklaratë të kreut të Bashkisë Safet Gjici, thuhet se kjo kompani nuk ka ka respektuar ligjin ndërsa e ushtron aktivitetin e saj pa leje.

 “Kompania nuk ka respektuar ligjin. Nuk ka vendim për heqjen nga fondi pyjor që është shumë e rëndësishme. Punon pa leje. Ka hapur disa rrugë pa leje nga bashkia. Ne kemi kërkuar që kompania të respektoje ligjin dhe derisa të jetë në bazë të rregullave dhe ligjit. Ne nuk do ta heqim bllokimin. Mbi të gjitha kompania në zonë ka bërë masakër mjedisore. Të gjitha inertet janë hedhur në liqen. Kompania nuk ka zbatuar kontratën me ministrinë e linjës sa përket investimit në zonë nga fitimi.

Në zonë nuk ka bërë asnjë investim infrastrukturor. Drejtoria dhe inspektorati i mjedisit nga kontrollet në terren ka konstatuar dëme të llahtarshme në mjedis. Për këtë kompania është gjobitur. Kjo kompani prej vitesh punon pa letra. Punon në të zezë. Derisa kompania të paguaj 52 milionë dollar gjobë dhe dëm mjedisor sa është konstatuar nga ekspertet e bashkisë, kompania do të jetë e bllokuar. Shiriti do të hiqet vetëm atëherë kur kompania të zbatojë ligjin. Të paguajë borxhin.” tha kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat