Arrestohet në Kukës 52-vjeçari, transportonte drejt Kosovës 4 shtetas sirianë - Bota Sot
Arrestohet në Kukës 52-vjeçari, transportonte drejt Kosovës 4 shtetas sirianë

Kukësi

Arrestohet në Kukës 52-vjeçari, transportonte drejt Kosovës 4 shtetas sirianë

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 12:59
Arrestohet në Kukës 52-vjeçari

Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë një 52-vjeçar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, ku në automjetin e tij tip “Skoda-Taksi”, po transportonte 4 shtetas sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.

Shtetasi A.M., kundrejt fitimit do t’i ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat