Përfundon shtrimi me asfalt i rrugës në fshatin Bardhoc/ Gjici: Së shpejti dhe ujësjellësi - Bota Sot
Përfundon shtrimi me asfalt i rrugës në fshatin Bardhoc/ Gjici: Së shpejti dhe ujësjellësi

Kukësi

Përfundon shtrimi me asfalt i rrugës në fshatin Bardhoc/ Gjici: Së shpejti dhe ujësjellësi

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 15:31
Përfundon shtrimi me asfalt i rrugës në fshatin Bardhoc

 Kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici ka inspektuar nga afër përfundimin e punimeve të rrugëve të brendshme në fshatin Bardhoc në Njësinë Administrative Tërthore.

Tashmë ka përfunduar shtrimi me asfalt i rrugëve të brendshme në fshatin Bardhoc në Njësinë Administrative Tërthore në bashkëpunim me koncesionarin e Rrugës së Kombit, që ishte një problem i hershëm i banorëve të fshatit. Rruga është rehabilituar plotësisht sipas standardeve duke ndihmuar në qarkullimin pa problem të banorëve të kësaj zone.

Rruga do të jetë me asfalt dhe kanale anësore për kullimin e ujërave të bardha me ndriçim dhe trotuare dhe iu shërben qindra banorëve për lëvizjen e mjeteve dhe mallrave.

Gjici në komunikim me banorët tha se asfaltimi i rrugës do të pasohet edhe nga ujësjellësi.

“Punimet të bëhen mirë që të mos prishen. Qendër Shëndetësore e përfunduar, shkollë po ashtu, rrethimi i varrezave po ashtu, tani na mbetet dhe ujësjellësi”, tha ai

Gjici tha se “banorët e kanë ujin vaditës dhe nuk kanë pse keqpërdorin ujin e pijshëm sepse “më 15 qershor taskforca do të vazhdojë ndërprerjet e paligjshme të ujit të pijshëm, sepse afatin e kemi të përcaktuar”.

“Projektin e ujit të pijshëm duhet ta bëjmë dhe të fillojmë aplikimet për fonde në BE sepse ne mund ti arri’jmë ato fonde”, tha Gjici.

Po ashtu, Gjici porositi të pastrohen të gjitha plehrat dhe mbetjet urbane. “Këto mbeturina të pastrohen dhe rruga të marrë pamjen e duhur”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat