Rama publikon foto nga aeroporti i Kukësit: Vijon puna që vitin e ardhshëm të ulim ''Migjenin''

Kukësi

Rama publikon foto nga aeroporti i Kukësit: Vijon puna që vitin e ardhshëm të ulim ''Migjenin''

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 09:00
Aeroporti i Kukësit

Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotem me një postim për aeroportin e Kukësit.

Në Facebook ai shkruan se po vazhdon puna në mënyrë që vitin e ardhshëm të ulet avioni i parë me pasagjerë.

Rama: Mirëmëngjesi me disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim ''Migjenin'' me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s'më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat