Veton Surroit nuk do t’i hiqet titulli, prefekti i Kukësit do ta shfuqizojë vendimin

Kukësi

Veton Surroit nuk do t’i hiqet titulli, prefekti i Kukësit do ta shfuqizojë vendimin

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:44
Veton Surroi

Pas letrës së hapur që dy intelektualë i drejtuan Këshillit të Qarkut Kukës, kryetari i Këshillit, Abdulla Domi i hoqi titullin “Nderi i Qarkut Kukës” publicistit dhe politikanit Veton Surroi, titull që i ishte dhënë në vitin 2015.

Por një gjë e tillë do të tërhiqet. 

Këtë vendim kryeministri Edi Rama e ka quajtur lajthitje kolektive, teksa i ka bërë thirrje prefektit të qarkut të mos firmosë një akt të tillë, ndërsa kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici kërkoi ndjesë për veprimin e nxituar.

Top Channel ka mësuar se prefekti do ta rrëzojë vendimin dhe Veton Surroit, do i kthehet titulli i “Nderit të Qarkut Kukës”, ndërsa pritet që të martën të ketë një konferencë sqaruese mbi këtë çështje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat