Moti i acartë përfshin Kukësin, mjetet hasin vështirësi qarkullimi

Kukësi

Moti i acartë përfshin Kukësin, mjetet hasin vështirësi qarkullimi

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Mot i acartë ka përfshirë qarkun e Kukësit. Si pasojë e reshjeve të borës, ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të ngricave.

Po ashtu vështirësi në lëvizje ka pasur edhe në rrugën e Kombit, sidomos në segmentin Kolsh,

Sakaq në tunelin e Kalimashit ka pasur prezencë të akullt. Kompania koncesionare në rrugë ka nxjerrë dhjetëra borë-pastruese për largimin e borës dhe hedhjen e kripës.

Me uljen e temperaturave dhe reshjeve të borës AHC iu bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në rrugën e Kombit, të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë ,të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat