Mot i acartë ka përfshirë qarkun e Kukësit. Si pasojë e reshjeve të borës, ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të ngricave.
Po ashtu vështirësi në lëvizje ka pasur edhe në rrugën e Kombit, sidomos në segmentin Kolsh,
Sakaq në tunelin e Kalimashit ka pasur prezencë të akullt. Kompania koncesionare në rrugë ka nxjerrë dhjetëra borë-pastruese për largimin e borës dhe hedhjen e kripës.
Me uljen e temperaturave dhe reshjeve të borës AHC iu bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në rrugën e Kombit, të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë ,të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët.