Rritja e taksave në Kukës, bizneset e energjisë së rinovueshmë të shqetësuar

Kukësi

Rritja e taksave në Kukës, bizneset e energjisë së rinovueshmë të shqetësuar

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 10:00
Kukës

Natën e Krishtlindjes në 24 dhjetor të vitit 2019 Bashkia e Kukësit, me vendim të Këshillit Bashkiak ka miratuar vendosjen e tarifës për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit, saktësisht për "Subjektet Hidroenergjetike/mega" me një vlerë prej 400 mijë lekë të reja. 

Në vendimin numër 53 saktësohet në kapitullin 1, për "taksat vendore për subjekte minerale dhe energjetike" tarifa për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit". Për subjektet hidroenergjetike vlera llogaritet deri në 400 mijë lekë të rinj.

Në Kukës operojnë 8 hidrocentrale të cilët ndikohen drejtpërdrejtë nga taksa e re dhe përmes Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme kërkojnë ndihmën e qeverisë për të stabilizuar këtë situatë.

Kryetarja e Bordit Ekzekutiv të Shoqatës, Anita Shushku, e quan penalizim të bizneseve nga bashkia dhe pohon dërgimin në gjykatën administrative të kësaj takse.

“Në mënyrë të paprecedentë dhe të palogjikshme, këshilli bashkiak vendosi të penalizonte, të vendoset një tarifë që llogaritet në bazë të kapacitetit të hidrocentraleve. Duket se Bashkia e Kukësit si të thuash, aksionere e këtyre kompanive.

Nga të gjitha këto aspekte mendojmë se është e padrejtë, antiligjore dhe nuk i shërben klimës së biznesit. Kjo nuk është as në shërbim të komunitetit, por vetëm një akt keqdashës”, shprehet znj. Shushku.  

Euronews Albania kërkoi reagim në lidhje me këtë problem të ngritur nga Shoqata e Energjisë së Rinovueshme, por nga ana e Bashkisë Kukësit nuk ka pasur ende asnjë përgjigje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat