Ikën nga Kukësi për shkollën e fëmijëve, familja në Zall-Herr ndriçohet me kandil prej 7 vitesh

Kukësi

Ikën nga Kukësi për shkollën e fëmijëve, familja në Zall-Herr ndriçohet me kandil prej 7 vitesh

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:27
Familja Istrefi me 7 anëtarë u zhvendos nga fshatrat e  Kukësit në kryeqytet, në zonën e Zall-Herrit

Prej 7 vitesh e vetmja dritë në këtë shtëpi është kandili. Familja Istrefi me 7 anëtarë u zhvendos nga fshatrat e  Kukësit në kryeqytet, në zonën e Zall-Herrit.

Lule Istrefi thotë se u detyruan të largoheshin për të shkolluar fëmijët.

“Atje më mirë, kemi pasur gjë të gjallë, tokë. Ikëm për shkollën e fëmijëve. E kishin shkollën larg, 2 orë shkolla. Tani shumë vështirë, më shumë për drita. Nuk kemi pasur mundësi me bë kontratën dhe kemi mbetur pa drita, fëmijët vijnë nga shkolla vonë se e kanë mësimin pasdite, nuk kanë dritë për të mësuar.”

Në shtëpinë të cilën e ndërtuan mungon pothuajse gjithçka që nga dera kryesore e shtëpisë që vetëm emrin e ka të tillë.

Banesa, e cila mbeti pa pëërfunduar, nuk ëhstë aspak e sigurt.

“Lloj-lloj insektesh ka.”

Mes sëmundjeve dhe halleve të tjera thotë se 750 lekë që merr nga bashkia nuk i mjaftojnë as për ushqim, ndihmojnë vetëm fëmiujët me mbledhjen e bimëve mjekësore.”

“Kemi mbledhur bimë mjekësorte dhe me ato kemi jetuar.”

Mes lotësh, nëna e 5 fëmijëve përpiqet të tregohet e fortë, ndërsa shpresat i ka te të vegjlit që kur të rriten do t’ja shpërblejnë mundin.

“Kismet Zotit, si të rriten fëmijët po. Te ato kam shpresën.”

Kjo familje, e cila sot ka nevojë për ndihmën e gjithëkujt, apelon për vëmendje që sadopak ti kthehen jetës njerëzore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat