Për Kukësin duket se është një javë testesh.
Një ditë pasi qeveria testoi avionin e parë në pistën e aeroportit, sot ishte KQZ që demonstroi pajisjen e identifikimit elektronik.
Komisioneri Shtetëtor, Ilirjan Celibashi, në një postim në twitter, shkruan se sistemi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve në ditën e votimit është i thjeshtë në përdorim për votuesit dhe i sigurtë.
Celibashi nënvizon gjithashtu se sistemi i Identifikimit Elektronik është siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm.