Fushata në Kukës, Flamur Hoxha: Kushtet skandaloze, njerëzit ushqehen me borxhe

Kukësi

Fushata në Kukës, Flamur Hoxha: Kushtet skandaloze, njerëzit ushqehen me borxhe

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:31
Flamur Hoxha

Drejtuesi politik i qarkut të Kukësit Flamur Hoxha në kuadër të fushatës elektorale u takua me tregtarë të vegjël dhe dëgjoi shqetësimet e tyre. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të PD-së, njëra prej tyre rrëfeu se shpenzimet nga dyqani i tyre familjar nuk janë të mjaftueshme, ndaj ndihmë kanë të ardhurat të cilat sigurohen nga babai në emigracion.

“Nëna është e papunë pasi prej 6 muajsh PS e largoi nga puna si edukatore”, tha Adelajda. Flamur Hoxha tha se programi i Partisë Demokratike i kushton vëmendje të veçantë studentëve në familje me të ardhura nën 650 mijë lek në muaj.

Ai u takua edhe me banorë të cilët sipas tij prej vitesh ushqehen me borxhe dhe lista në dyqane.

Një tregtare e vogël në Kukës, tregoi se biznesi i saj ndodhet në vështirësi dhe nën presionin e taksave, teksa po sipas saj e kundërta ndodh me biznese të cilat kanë mbështetjen e pushtetit dhe sipas saj punojnë pa licencë.  “Shqipëria do të fitojë dhe ekonomia do të fitojë”, tha Flamur Hoxha.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat