Kryetar komune për 5 mandate dhe nënkryetar i bashkisë, ndahet nga jeta aktivisti i PD në Kukës

Kukësi

Kryetar komune për 5 mandate dhe nënkryetar i bashkisë, ndahet nga jeta aktivisti i PD në Kukës

Më: 18 mars 2021 Në ora: 08:19
Dilaman Nela

Është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare aktivisti i Partisë Demokratike në Kukës, Dilaman Nela.

Lajmi është bërë publik nga dega e PD në Kukës, përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar mesazhet e shumta.

Kujtojmë se, Nela ka mbajtur postin e kryetarit të komunës së Shishtavecit dhe nënkryetar i Bashkisë Kukës.

Postimi i plotë i PD-së dega Kukës:

Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen e parakohëshme nga jeta te mikut, bashkëpunëtorit njeriu me vlera dhe të përkushtuar Dilaman Nelës, një nga aktivistët dhe pushtetarët e shquar të Partisë Demokratike.

Dilaman Nela lindi më 3 Maj 1967 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit. Pas arsimit bazë në fshatin e lindjes ai kreu shkollën e mesme të profilit bujqësor në Shishtavec në vitin 1985. Studimet e larta i ndoqi në degën Agronomi në vitet 1986-1990 në Institutin e lartë Bujqësor në Tiranë, ku vijoi edhe studimet pas universitare si doktorant në shkencat e agronomisë. Dilaman Nela ka punuar një periudhë të caktuar si agronom dhe kryeagronom në Kollovoz, pas vitit ’90 ka punuar si mësues i biokimisë në shkollën e Kollovozit.

Në vitin 1996 ai u zgjodh kryetar i Komunës së Shishtavecit, një përgjegjësi të cilën ai e ushtroi me kompetencë dhe përkushtim të lartë duke u rizgjedhur me votat e popullit në 5 mandate gjithsej (1996-2015) deri në riorganizimin e fundit territorial. Ne vitin 2015 Dilaman Nelës iu besuan detyra të rëndësishme në Bashkinë e Kukësit, përkatësisht drejtor i Ndihmës Ekonomike dhe Nënkryetar i Bashkisë.

Ai la në pikëllim të thellë bashkëshorten, fëmijët, gjith familjarët, miqtë e shumtë si dhe gjithë Demokratet të Qarkut Kukës dhe në zonën për të cilën punoi aq shumë. I pa harruar do të mbetet kujtimi i tij.

U prehsh në paqe miku jonë

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat