Do të vaksinohen 500 mjekë nga Kosova/ Vaksinimi po realizohet në qendrën e vaksinimit në Kukës

Kukësi

Do të vaksinohen 500 mjekë nga Kosova/ Vaksinimi po realizohet në qendrën e vaksinimit në Kukës

Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:41
Mjek

130 mjekë dhe punonjës të sistemin shëndetësore në Kosovë kanë marrë tashmë vaksinën anti Covid në Kukës.

Një prej mjekëve, pasi mori dozën e parë të vaksinës, tregon për “Top Channel”: “Procesi ishte i organizuar shumë bukur, jemi falenderues për këtë mundësi. Mendoj se është diçka shumë pozitive, kemi përkrahjen e shtetit shqiptar”.

I pyetur, nëse lajmi se vaksina AstraZeneca krijon probleme me mpiksjen e gjakut, e kanë bërë të dyshojë, ai përgjigjet: “Sipas informacioneve që kam marrë, nuk kam hezituar”.

Vaksinimi i mjekëve nga Kosova, në Pallatin e Kulturës, “Hasan Prishtina” do të vazhdojë dhe nesër, kur pritet që të përfundojë vaksinimi i 500 punonjësve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat