“Dua t’i dërgoj një përqafim”/ Rama nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit: Më mungon shumë sot vëllai im…

Kukësi

“Dua t’i dërgoj një përqafim”/ Rama nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit: Më mungon shumë sot vëllai im…

Më: 18 prill 2021 Në ora: 16:40
Edi Rama

Sot u inaugurua Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, “Zayed-Flatrat e Veriut”, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Rama.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri tregon se në ambientet e aeroportit “lexohet” historia e Shqipërisë dhe Kosovës. “Që nga hyrja, çdokush do ta kuptojë se ka ardhur në një tokë, ku është shkruar një faqe e historisë së shenjtë të shqiptarëve. Godina  e këtij aeroporti është tempull i kujtesës së kësaj zone.

Pikërisht në këtë zonë u ngrit dhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën nga shtëpitë me dhunë. U dyndën për të kërkuar ndihmë drejt Shqipërisë, dhe Kukësi ishte qyteti kryesor. Mes tyre ishte dhe princi i kurorës së Emirateve. Sheiku Zayed, që me një vizion gjenial arriti ti japë jetë Emirateve, këshilloi birin e tij të kujdesej që asnjë nga personat që u strehuan këtu të mos ngelnin pa ushqim.

Brenda në aeroport do të gjeni jo vetëm një tribut për atë që ishte ideatori i pistës së solidaritetit, por dhe për ata që në atë kohë ishte shëmbëlltura e dhimbjes, vuajtjes, e një tragjedie që nuk do ta harrojmë kurrë. Është një pjesë e karakterit të shqiptarëve që ne kurrë nuk duhet ta humbasim.

Rama kujton në këtë moment të rëndësishëm, presidentit e Kosovës, Hashim Thaçin. “Më mungon shumë sot dikush që është prej shqiptarëve më të mëdhenj, vëllai im dhe vëllai i të gjithë shqiptarëve, Hashim Thaçi. Prej këtu, nuk e di a më ndjek, por do të dëshiroja t’i çoja një përqafim. I them se në muret e këtij aeroporti ndodhet një moment, ku Thaçi dhe Rugova, të ulur së bashku i hapën rrugën, lirisë së popullit të Kosovës”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat